AIBA: Ndihemi të pikëlluar për situatën politike që ndaloi hyrjen e Kosovës në Serbi

Federata e Boksit plotë tre herë provoi të hynte në Serbi, në mënyrë që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, por shkaku i politikës Serbia nuk e lejoi.

Tani, AIBA përmes një komunikate zyrtare tha se ndihen shumë të pikëlluar për këtë aspekt.

“HNF duhet të garantojë që të gjithë zyrtarët e AIBA-së, delegacionet e ekipeve pjesëmarrëse dhe të gjithë pjesëmarrësit të marrin një vizë hyrje nga autoritetet kombëtare, pa asnjë diskriminim nga statusi i marrëdhënieve diplomatike të vendit të tyre me Serbinë”.

“Vendimi përfundimtar për ndarjen e Kampionatit Botëror për Serbinë u mor nga Komiteti Ekzekutiv i AIBA-s, pas garancive se marrëveshja e qytetit pritës do të zbatohej”.

“Udhëheqja e AIBA-s ka bërë të pamundurën për të lehtësuar dhe motivuar komitetin organizativ lokal dhe qeverinë serbe për të gjetur një zgjidhje për situatën. Ne folëm edhe me Federatën e Boksit të Kosovës për të gjetur një kompromis që do të mundësonte pjesëmarrjen e tyre dhe përderisa ata ishin shumë bashkëpunues, nuk mund të gjendej një zgjidhje me komitetin organizativ vendor dhe Qeverinë e Serbisë. Sporti nuk duhet të përfshihet kurrë në politikë apo të ndikohet nga politika”, tha Sekretari i Përgjithshëm István Kovács.

“Për më tepër AIBA kishte zgjatur afatin për kontrollet e hyrjes në garë përpara shortit për turneun, në mënyrë që të lehtësonte një përpjekje të mëtejshme për të kaluar kufirin”, shtoi z. Kovács.

“Çdo boksier e meriton pjesëmarrjen falas, ne do të luftojmë gjithmonë për sportistët dhe do të vazhdojmë të promovojmë dhe shtyjmë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Ne jemi totalisht kundër që politikanët të përpiqen të zgjidhin debatin dhe përballjen e tyre në arenën sportive. Kjo duhet të zgjidhet në rrugë diplomatike, për unitetin, miqësinë dhe paqen në botë”, shkruhet në komunikatën e AIBA-së.

 

Sidoqoftë, çuditërisht nuk ishte cekur asnjë dënim për Serbinë, që bëri këtë veprim skandaloz

Antonio Conte i hapur për të marrë drejtimin e Manchester United – por italiani ka ende disa rezerva

Kumbulla thyen heshtjen pas dënimit nga Mourinho