Liria dhe Drenica janë dy nga skuadrat më me traditë në futbollin e Kosovës, ku në postimin për ndeshjen e rradhës është zgjedhur komandanti legjendar Adem Jashari.
Një prezantim fantastik është bërë nga klubi prizrenas i cili ndeshjen e rradhës e zhvillon në Drenicë, shkruan Gazeta OLLE.
Në javën e pestë, Liria udhëton në Bajram Aliu dhe e ka bërë një super postim për këtë takim.
”Ai është i gjallë” thuhet në postimin e Lirisë, në derbin e xhiros së pestë në Ligën e Parë.