‘Ai ende e bën diferencën’

Trajneri i Sampdorias Sinisha Mihajloviç e lavdëroi shumë pas ndeshjes Samuel Eto’on pasi sulmuesi  shënoi golin e tij të par pas një rikthimi në Serie A, pas katër vjetësh.

Kamerunasi u bashkua me Genoan si një transferim i lirë në janar, pasi u lejua të largohet nga Everton, por forma e tij e treguar në ndeshjen e fundit kundër Cagliatit, tregon si ai ende mund ta bëjë diferencën.

“Unë nuk dua të flas për individë”, tha Mihajloviç për ‘Sky Sport Italia’. “Ne kemi luajtur një lojë të  madhe kundër një skuadrë të organizuar mirë”.

“Por unë jam i lumtur për Eto’o, ashtu si unë janë edhe shokët e tij të ekipit. Ai është një kampion i madh dhe në Itali ai ende mund të bëjë dallimin”.

“Ai ishte shumë i mire sot. Na lejoi që të mbyllim më herët ndeshjen, kështu që komplimente për të dhe për të gjithë ekipin”.