Ahmed Januzi shpallet ‘Ylli i Javës’

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

 

“YLLI I JAVËS” i xhiros së 7-të në Superligë është shpallur futbollisti Ahmed Januzi i Dukagjinit.

Januzi, përveç golit të shënuar, me paraqitjen e tij kontribuoi që skuadra e tij t’i gëzohet fitores në përballje me Dritën.

Kjo ishte fitorja e parë e klinasve në këtë edicion të Superligës.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e skuadrës nga Klina e dorëzoi Liridona Palushaj, asistent speciaiste për shërbime të klientëve, në BKT, dega Prishtinë

Martial nxirret në shitje, United ia vendos çmimin e largimit

Challandes publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e tetorit