Flamurtari e nisi keq kampionatin, duke humbur 3:1 në “Riza Lushta” nga Trepça 89.
Orari i vështirë ka bërë që të shtunën ata të presin rivalin vendor, Prishtina.
Trajneri Agron Selmani premton se Flamurtari do të jetë një tregim i mirë i Kampionatit.
“Nuk është e lehtë, kampionat i vështirë dhe rivalizues, na pret edhe shumë punë,publiku do të ketë mundësin e përballjeve të mëdha dhe interesante!….për natën e mirë, Flamurtari është dhe do të jetë një tregim i mirë i kampionatit!”, ka shkruar ai në Facebook, raporton Gazeta Olle.