Agron Kuka: Akili mund të bëjë gjithçka tani, mund ta mposht edhe Lombardon

Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, beson se Akil Gjakova mund ta mposht Manuel Lombardon, në finale të Kampionatit Evropian të Hapur, që po mbahet në Prishtimë.

Kuka në një intervistë për Unionin Evropian të Xhudos ka thënë se që Akili e ka befasuar me paraqitjet e sotme, transmeton Klankosova.tv.

“Akili mund të bëjë gjithçka tani. Mund ta mposht edhe Manuel Lombardon”, ka thënë Agron Kuka.

“Akil na ka befasuar të gjithëve. Nuk e prisnim që ai të shkonte në finale për medaljen e artë. Është një sukses i madh në një garë të tillë! Dje do të kisha thënë: Nëse kemi dy atletë në bllokun final, ky është një sukses – jo të katërt”.

Përndryshe,  ndeshjet e bllokut final do të zhvillohen duke filluar nga ora 17:00.

“Babai s’donte të bëhesha futbollist”, Strakosha: Ëndërroj Botërorin me Shqipërinë

Zëvendëspresidenti i Federatës Evropiane të Xhudos thotë se janë të befasuar me organizimin perfekt të Kosovës