Agron Beqiri transferohet te Rahoveci

Mbrojtësi Agron Beqiri është bërë me skuadër të re.

Futbollisti 28-vjeçar është larguar nga skuadra e Onixit në Ligën e Parë për t’u transferuar në rang te njëjtë garash, te Rahoveci.

Ndërmjetësimi i këtij transferi është kryer nga Ermal Mulolli.

Beqiri që aktivizohet si qendër-mbrojtës më parë ka luajtur edhe te 2 Korriku dhe Vëllaznimi.

Rahoveci në edicionin e ri në Ligën e Parë synon që ta bëjë një skuadër cilësor në mënyrë që të paraqitet sa më mirë në këtë rang garash.

Kjo skuadër pritet që edhe në ditët në vijim të përforcohet me futbollistë të tjerë.

Zyrtare: Vushtrria nostalgjike rikthen edhe një futbollist në radhët e veta

Ballkani e ndal në miqësore skuadrën e Superligës së Turqisë