Gjyqtari kosovar merr pjesë në kampin e FIBA-s

Gjyqtari Elldin Ulgari do të marrë pjesë në Kampin e organizuar nga FIBA për Gjyqtarë Potencial Nacional.

Kampi i organizuar nga FIBA do të mbahet në Kortrijk të Belgjikës, nga 26 deri më 29 dhjetor.

Ky Kamp është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e gjyqtarëve të rinj, derisa Uglari ka gjykuar edhe në ndeshje ndërkombëtare.

Kjo është edhe një dëshmi se, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) po investon në gjyqtarët e rinj.

Katër gjyqtarë nga Kosova janë të licencuar nga FIBA dhe gjykojnë në gara të ndryshme evropiane.