Agjenti i Yaya Toure ndoshta kishte të drejtë, vazhdon mallkimi i Guardiolas në Ligën e Kampionëve

Manchester City dhe Pep Guardiola janë eliminuar sërish nga Liga e Kampionëve.

Pas përfundimit si nënkampionë kundër Chelseat në vitin 2021, rrugëtimi i Man Cityt në Ligën e Kampionëve përfundoi në gjysmëfinalen e së mërkurës mbrëma kundër Real Madridit.

Qytetarët ishin thjesht viktima të një nate tjetër të mrekullueshme në “Sanatiago Bernabeu”, dhe iu afruan aq shumë, por në fund ishte shumë larg.

Dukej sikur djemtë e Pep Guardiolas kishin menduar finalen kundër Liverpoolit në kokat e tyre, kur Riyad Mahrez shënoi golin në minutën e 73-të për të bërë rezultatin në total 5-3.

 

Ata nuk do të besonin se pas 90 minutave një brazilian 21-vjeçar i quajtur Rodrygo do të shënonte dy gola në hapësirën e 90 sekondave për ta dërguar lojën në vazhdime.

“Kam pësuar humbje të tjera të vështira në Ligën e Kampionëve, si ajo e Barcelonës kundër Chelseat ”.

“Ne ishim shumë afër. Në pjesën e parë ishte e vështirë për ne, por në të dytën ishte më mirë. Në fund ne nuk e përfunduam [lojën] duke e kontrolluar atë”, ka thënë Guardiola dukshëm i zhgënjyer pas ndeshjes.

Manchester City bëri gjithçka që mundi për të arritur në një finale të dytë radhazi të Ligës së Kampionëve. Ata madje patën shanse të mëdha, dy prej tyre me Jack Grealish. Por thjesht nuk ishte nata e tyre.

Një penallti e Karim Benzema në minutën e pestë të vazhdimeve ishte gozhda e fundit në arkivolin e Man Cityt, dhe qyetetarët thjesht nuk mund të rikuperoheshin pas atij goli.

Eliminimet e Pep Guardiolas

Guardiola nuk ka mundur të fitojë Ligën e Kampionëve që nga largimi i tij nga Barcelona.

Pep është trajneri që është eliminuar më së shumti nga gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Ai ishte trajner i Barcelonës kur humbën nga Interi në vitin 2010 dhe nga Chelsea në vitin 2012.

Më pas si trajner i Bayern Munichut do të pasonin tre eliminime radhazi kundër skuadrave spanjolle. Në vitin 2014, ata humbën nga Real Madrid. Në vitin 2015, ata humbën nga Barcelona e Luis Enrique. Dhe në vitin 2016, ata humbën nga Atletico Madrid.

 

Humbja e së mërkurës kundër Real Madridit të Carlo Ancelottit ishte e gjashta e trajnerit në gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve.

E gjithë kjo nuk do të thotë se aftësitë e Guardiolas si trajner janë zvogëluar, të paktën në nivel kontinental, por Liga e Kmapionëve mbetet një ‘vrimë e zezë’ për katalunasin.

Guardiola ka deklaruar disa herë se sa e vështirë është të fitosh Ligën e Kampionëve, pavarësisht se ai ka pasur lojtarët dhe paratë e nevojshme për ta bërë këtë.

Megjithatë, fati nuk ka qenë në anën e tyre kur skuadrat e tij kanë pasur nevojë të ndërmarrin atë hap kritik që ndan suksesin nga humbja, veçanërisht pas largimit nga “Camp Nou” në vitin 2012.

 

Aq më tepër kur përballesh me një skuadër si Real Madridi, të cilit nuk duhet t’i lihet asnjë shans për t’u rikthyer edhe vetëm disa sekonda larg fishkëllimës së fundit.

Rikthimet dhe golat

Një tendencë që është shfaqur në ndeshjet kritike për skuadrat e Pep Guardiolës në Lligën e Kampionëve është lejimi i golave ​​në periudha jashtëzakonisht të shkurtra kohore.

Manchester City u ndesh me Lyon në çerekfinalen e mini-turneut të vitit 2020 në Portugali, pasi eliminoi Real Madridin në raundin 1/16.

Ndeshja ishte e barabartë në 1-1, por Moussa Dembele shënoi dy gola të shpejtë për tetë minuta për ta lënë Man Cityn të tronditur.

Man City humbi përballjen çerekfinale kundër Tottenhamit një vit më parë. Heung-min Sonit iu deshën vetëm tre minuta për të shënuar dy herë në atë ndeshje.

Manchester City e fitoi ndeshjen e dytë 4-3, por goli i Fernando Llorente, të cilin Guardiola e kujton si gol i shënuar me dorë, ishte i mjaftueshëm për t’i eliminuar Cityzens me golat jashtë fushe.

Pavarësisht faktit se lojtarët e Guardiolas e kishin nën kontroll pjesën më të madhe të ndeshjes së dytë kundër Real Madridit, rezultati përfundimtar thjesht nuk shkoi në favor të tij.

Skuadra e tij pranoi tre gola në gjashtë minuta në përballjen e së mërkurës, me dy të shënuar në minutat e fundit të lojës, më pas i treti erdhi në vazhdime.

Tani më drejt trajnerit të njohur vetëm kanë filluar shigjetat, ku shumë ekspertë e akuzojnë edhe për dështim, duke hedhur shumë pikëpytje mbi të./Telegrafi/

Tre finale për 10-të ditë, Sevilla, Tirana dhe Parisi presin finalistët e kompeticioneve më të vlefshme evropiane

Tifozët e Feyenoordit ishin të bindur se do ishin në finale, ndaj Dritës shpalosën flamurin ‘Road to Tirana’