Robert Leeandowski është ende në pritje të një oferte për kontratën e re nga Bayerni. Ishkëshilltari i tij e njeh mirë lojtarin dhe nuk përjashton një transferim në fund të sezonit.
Ai shënon dhe shënon dhe shënon. Robert Lewandowski është sigurimi i jetës për kampionët. Supersulmuesi polak e dëshmoi edhe një herë në mënyrë mbresëlënëse këtë në fitoren 7-1 ndaj Salzburg në Champions Ligë.
Lewa shënoi një “hat-trick” në një rekord minutash. A e panë edhe dy bosët e Bayernit, Hasan Salihamixhiç dhe Oliver Kahn, Levën “Gala” të martën në mbrëmje?
Drejtori sportiv rezultoi pozitiv me Koronavirus në fundjavë dhe më pas Julian Nagelsman raportoi një test të shpejtë pozitiv me shefin e bordit, Kahn.
Kontrata e Lewas skadon në verën e vitit 2023. Bisedimet për një zgjatje janë planifikuar për në pranverë. Shumë tifozë dhe madje edhe vetë sulmuesi janë të befasuar nga koha relativisht e vonuar. Ish-këshilltari i Levandovskit tani bën një supozim shqetësues dhe pret më të keqen: largimin e Lewandowskit nga Bayerni./PS/