Agjenti i Lamelas: Kurrë te Lazio, kurrë

Agjenti i Erik Lamelas, e ka injoruar keq interesimin e Igli Tares për futbollistin duke thënë që ai nuk do të shkojë kurrë te Lazio.

“Lazio? Ai nuk shkon atje kurrë, kjo është 100% e sigurt. Është një futbollist që kushton shumë, sidomos për klubet italiane”, deklaroi agjenti i argjentinasit.

Ju kujtojmë që Lamela kishte vite fantastike me Romën, klub me të cilin ishte rival i përjetshëm i Lazios. /Olle