Agjenti i famshëm operohet papritur në Milano, nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tij

Agjenti i shumë futbollistëve në botë, Mino Raiola, i është nënshtruar një operacioni të papritur në një spital në Milano.

Sipas Gazzetta dello Sport, Raiola është shtruar në spitalin “San Rafael” për t’iu nënshtruar një operacioni emergjent këtë mëngjes. 54-vjeçari tani po mbahet nën vëzhgim nga mjekët dhe ende nuk ka asnjë lajm për sa i përket gjendjes së tij shëndetësore. Gjithashtu nuk ka as informacione se për çfarë arsye u krye ky operacion.

Mino Raiola është një nga agjentët më me emër në botën e futbollit, klientët e të cilit janë emra të mëdhenj, si Ibrahimoviç, Haland, Donaruma, Pogba etj.

Shpresë për Feronikelin, klubit i janë ofruar disa donatorë

Kryetari i FFK-së pret antarët e klubit të FC Ferizaj