Kontrata e re e anësorit sulmues të Barcelonës, Ousmane Dembele, po bëhet një aferë mjaft e pakëndshme, me agjentin e futbollistit francez që po akuzon klubin se e kanë kërcënuar lojtarin të mos e fusin më në lojë nëse nuk e vazhdon kontratën.
Ish-lojtari i Borussia Dortmund do të jetë lojtar i lirë në qershor nëse ai nuk nënshkruan një kontratë të re me klubin nga “Camp Nou”, dhe duket se ky version do të mbyllet pasi duket e pamundur që të arrihet një marrëveshje nga palët.
Moussa Sissoko, agjenti i Dembeles, tani ka thënë se Barcelona e ka kërcënuar se do ta lërë lojtarin jashtë skuadrës derisa të arrihet një marrëveshje e re.
“Nëse Barcelona do të kishte dashur të negocionte, ata mund të përpiqeshin të uleshin në tryezë me ne për të diskutuar”.
“Përveç se nuk ka diskutime, ka vetëm kërcënime për të mos luajtur më në ekipin e tyre. Dhe kjo është e ndaluar. Ne do të kërkojmë të drejtat e Ousmane Dembeles nëse është e nevojshme”.
“Është një lëvizje nën presion që nuk funksionon me njerëz si ne. Ndoshta mund të funksionojë me agjentë që kanë miq me Barcelonën. Ky nuk është rasti im, unë jam këtu për të mbrojtur interesat e lojtarit tim”, ka thënë Sissoko.
Sa i përket të ardhmes së Dembeles , agjenti donte të bënte të qartë se ende nuk ka vendosur asgjë.
“Nuk e dimë se çfarë do të bëjmë, asgjë nuk është bërë. Që në fillim treguam se donim të diskutonim, me kushte të qarta, por pa i mbyllur derën”, deklaroi Dembele. /Telegrafi/