Juventus do De Bruynen, agjenti “hap derën”

Mbetet e dyshimtë e ardhmja e Kevin De Bruyne, i cili nëse nuk qëndron te Wolfsburg, ka dy mundësi të mëdha për të vazhduar karrierën.

Përpos Manchester Cityt nga Premierliga, belgu tani po kërkohet me ngulm edhe nga Juventus, mirëpo agjenti i tij ka thënë që prioritet mbetet Wolfsburgu.

“Jemi të kënaqur që dëgjojë për interesimin e klubeve të mëdha. Mirëpo prioritet mbetet Wolfsburgu, do të bisedojmë fillimisht me ta dhe më pas do të vendosim për opsionet”, deklaroi De Koster. /Olle