Agjenti i Benitez: Rafa do të ishte i lumtur po të bëhej trajner i Realit

Garcia Quilon, agjenti i trajnerit të Napolit, Rafa Benitez, ka reaguar më në fund pas spekulimeve të mëdha që e bëjnë spanjollin trajner të Real Madridin.

“Për momentin, zërat që Benitez do të bëhet trajner i Realit mbeten në nivelin e spekulimeve. Megjithatë, mund të them lirisht që ai do të ishte shumë i lumtur po të bëhej trajner i madrilienëve”, deklaroi Quilon për “Cuatro”.

Benitez shihet favorit karshi Jurgen Kloppit, për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin. /Gazeta Olle