Agjenti i Bale, takim emergjent me Perezin: Unitedi në pritje

Gareth Bale nuk e ka të sigurt të ardhmen te Real Madridi dhe për të vendosur përfundimisht për ‘martesën’ e tij me mbretërit, agjenti i uellsianit, Jonathan Barnett, e ka aranzhuar një takim ‘kokë më kokë’ me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.

Siç shkruan “Daily Star”, ai dëshiron që ta definojë përfundimisht të ardhmen e Bale, i cili nuk është përshtatur aspak në sitlin e futbollit spanjoll.

Shumë i interesuar për të mbetet Manchester United dhe Louis Van Gaal duhet të presë rezultatet e takimit që do të mbahet në Madrid. /Gazeta Olle