Agjenti i Adrianos paralajmëron largimin, Roma në pritje

Mbrojtësi anësor i Barcelonës, Adriano, është pranë largimit nga “Camp Nou”. Lajmin e ka konfirmuar agjenti i tij, duke thënë që arsyeja kryesore është minutazha e vogël që e ka futbollisti te katalunasit.

“Nëse Adriano do të mbetet zgjedhja e tretë, është më mirë që të largohet. Ai është një profesionist i madh dhe një person i madh”, deklaroi argjenti i futbollistit, Paolo Affonso Neves.

Mbrojtësi i majtë brazilian po kërkohet me ngulm nga Roma dhe ky është rasti më i mirë për klubin kryeqytetas që ta transferojë atë në “Olimpico”. /Olle