Agim Ademi: Vokrri ishte futbollisti më i mirë shqiptar, tregon edhe skuadrën e preferuar në Kosovë

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

I pari i FFK-së në këtë mini-intervistë i përgjigjet pyetjeve personale, por edhe atyre që kanë të bëjnë me karrierën, përcjellë Gazeta Olle.

Ai ndër të tjera tregon se Kosova e Prishtinës, apo tani e njohur me emrin Kosova-VR është klubi i tij i preferuar në Kosovë ndërsa Barcelona jashtë vendit, ëndrrën që ka për vitin 2021 dhe golin më të bukur që Kosova ka realizuar.

Shikojeni këtu: