Agim Ademi viziton stadiumin e ri të përfunduar në Vitomiricë, nga afër përcjell stërvitjen e grupmoshave U11 të KF Beharit

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi gjatë ditës së sotme ka vizituar klubin e KF Behari në Vitomiricë, aty ku tashmë stadiumi i ri ka përfunduar. 

Ademi ishte i pranishëm në stërvitjen e grupmoshës nën 11-vjeç të KF Behari.

Padyshim se përfundimi i këtij projekti ka krikuar kushte tejet të favorshme për talentët e rinj dhe klubin e Beharit.

I pari i FFK-së është shprehur i lumtur që institucioni që ai drejton mund të bëjë, ka bërë dhe do të bëjë edhe në të ardhmen terrene të këtilla për të gjitha klubet dhe për të gjitha komunitetet

Njoftimi i plotë nga Agim Ademi:

Sot e pata kënaqësinë që të jem i pranishëm në stërvitjen e grupmoshës nën 11-vjeç të KF “Behar” nga Vitomirica, në stadiumin e ri tashmë të përfunduar.

Fusha cilësore dhe kushtet e krijuara janë vlerësuar jashtëzakonisht shumë nga të gjithë në klub, pasi tashmë fëmijët e kësaj ane mund ta zhvillojnë talentin e tyre me të gjitha pajisjet, pa iu munguar asgjë.

Jam i lumtur që FFK mund të bëjë, ka bërë dhe do të bëjë edhe në të ardhmen terrene të këtilla për të gjitha klubet dhe për të gjitha komunitetet, pasi fushat e tilla janë shumë të nevojshme për masivizimin e futbollit dhe zhvillimin e talenteve.

I falënderoj edhe komunat dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për projektet e tilla të përbashkëta, pasi terrene të tilla do të realizojmë në të gjitha trevat e Kosovës, derisa vendi ynë të jetë i përmbushur me nevoja të fushave stërvitore dhe të stadiumeve për lojë.
A.A.
#BashkëPërFutbollin

Zyrtare: Malisheva nuk ndalet, pas Hajdarit firmos me Qlirim Avdullin

Përfundon me këtë rezultat miqësorja ndërmjet Dritës dhe FK Makedonija