Agim Ademi viziton klubet e Ligës së Parë që po përgatiten në Durrës

Presidenti Agim Ademi, ka qëndruar sot për vizitë në Durrës, ku ka takuar përfaqësuesit e klubeve të Ligës së Parë, të cilat po kryejnë fazën përgatitore në bregdetin shqiptar. Presidenti Ademi ka vazhduar kështu serinë e takimeve me klubet e futbollit në vend në prag të stinorit pranveror, duke filluar me klubet e Superligës që ndodhen në Antalya dhe tani edhe me klubet e Ligës së Parë.

Në këtë takim, presidenti Ademi ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e klubeve FC Liria, FC Vushtrria, FC Prishtina e Re, FC Rilindja, FC Dinamo dhe FC Trepça’89. Gjatë diskutimeve, kreu i FFK-së ka theksuar rëndësinë që ka Liga e Parë për FFK-në, pasi ajo është liga më masovike në futbollin kosovar.

Presidenti Ademi shprehu mbështetjen e plotë të FFK-së ndaj klubeve të Ligës së Parë, teksa theksoi se ky rang i garave ka rol të rëndësishëm në strukturën dhe zhvillimin e futbollit në vend. Ai gjithashtu ka inkurajuar bashkëpunimin e ngushtë midis FFK-së dhe klubeve, duke theksuar se përmes bashkëpunimit të fortë, futbolli në Kosovë mund të avancojë dhe të arrijë standarde të larta.

Vizitat e presidentit Ademi tek klubet të cilat janë duke u përgatitur për stinorin pranveror dëshmojnë përkushtimin e FFK-së ndaj të gjitha niveleve të futbollit.

Më i miri te gjilanasit në një vit e gjysmë, Drita blindon me kontratë të re Besnik Krasniqin

Natë e çmendur në NBA: Dy qendra thyejnë rekordin e tyre personal të pikëve duke, Emiid realizon 70 dhe Karl-Anthony Towns 62 të tjera