Agim Ademi uron Ballkanin pas fitores së madhe përballë kampionëve të Bullgarisë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka uruar Ballkanin për fitoren në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Ludogorets me rezultat 2:0 në “Fadil Vokrri”.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka uruar Ballkanin për fitoren në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Ludogorets me rezultat 2:0 në “Fadil Vokrri”.

Ademi ka uruar që edhe në ndeshjen kthyese kampionët tanë të shkëlqejnë dhe të arrijnë fitore.

“Shpresoj që edhe në ndeshjen e kthimit, kampionët tanë të tregojnë një nivel të lartë loje dhe të kalojnë në fazën e dytë të garës elitare të futbollit evropian”, tha ndër të tjera Ademi.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Urime FC Ballkani 

Kampioni ynë filloi rrugëtimin në Ligën e Kampionëve me një fitore spektakulare!

Futbollistët e FC Ballkani shfaqën paraqitje të jashtëzakonshme në përballjen me kampionin e Bullgarisë, Ludogorets, në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke triumfuar me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të fazës së parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Dua të uroj futbollistët për paraqitjen fantastike si dhe trajnerin Ilir Daja dhe stafin e tij për përgatitjen e shkëlqyeshme të lojës. Uroj gjithashtu drejtuesit e FC Ballkani dhe tifozët “Xhebrailat” e të gjithë qytetarët e Suharekës për këtë sukses dhe për atmosferën madhështore në stadium.

Shpresoj që edhe në ndeshjen e kthimit, kampionët tanë të tregojnë një nivel të lartë loje dhe të kalojnë në fazën e dytë të garës elitare të futbollit evropian.

Paraqitjet e këtilla e konfirmojnë rritjen e jashtëzakonshme të futbollit tonë në vitet e fundit.

Urime e ju priftë e mbara!

Daja me fjalë të mëdha për futbollistët e tij pas fitores ndaj Ludogoretsit

Korenica: Golin ia dedikoj babait tim