Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ishte mbrëmë i ftuar në emisionin argëtues “Shiko Kush Luan”.
Bashkë me të po në këtë puntatë pjesë mori edhe homologu i tij nga FSHF, Armand Duka, përcjellë Gazeta Olle.
Gjatë këtij emisioni, i pari i shtëpisë kosovare të futbollit tregoi edhe se i biri i tij, Capital T ishte futbollist i mirë në rini, por më pas iu nda sportit për të vazhduar me muzikën rep.
“Është shumë e quditshme, ka qenë futbollist kur kemi ardhur nga Franca, aty e zunë vendin e dytë dhe kisha shumë pasion dhe krenari pasi që djali po më bëhej futbollist dhe po kënaqësha, kur pas 2-3 ditësh ai po më flet dhe më thotë bab nuk po du me lujtë më futboll dhe po du të merrem me muzikë”
“Unë e mbështeta, dëshira ime ka qenë të bëhet futbollist, por unë jam shumë i lumtur me të dhe jam krenar me djalin tim dhe suksesin e tij” – përfundoi Ademi./GazetaOlle/