Agim Ademi tregon kur do e zgjedhin trajnerin e ri të Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) para disa javëve shkarkoi përzgjedhësin Bernard Challandes shkaku i rezultateve të dobëta.

Ka pasur shumë emra që u raportuan në media si pasues të teknikut zviceran, por se kush do jetë trajner nuk do mësohet para marsit.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një intervistë ekskluzive për lajmi.net, konfirmoi se trajneri i ri do mësohet në mars.

“Jo, në fakt nuk e zgjedhim më herët trajnerin e Kombëtares sonë, për faktin se ndeshjen e nëntorit dhe një miqësore do t’i udhëheqin stafi që ka qenë me Bernard Challandes. Kemi shumë oferta, ka shumë të interesuar dhe jam shumë i kënaqur sepse emra të tillë që duan të vijnë te vlerësojnë Kosovën, ekipin tonë Kombëtarë”.

“Me trajnerin e ri do të hyjmë në Ligën e Kombeve, që është nga marsi e deri më tej, në qershor. Pra, trajner të ri nuk do këtë të ri nuk do këtë deri pas vitit të ri ose deri në mars”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Kosova do zhvillojë ndeshjen ndaj Greqisë për kualifikimet në Kupën e Botës dhe një miqësore ndaj Jordanisë.

Vazhdon gjykimi për rastin e shtantazhit të Valbuenas, ja çfarë mund të ndodhë me Benzeman

‘Bombat’ që nuk po shpërthejnë: Erdhën me shumë bujë, por ende nuk janë njoftuar me golin