Agim Ademi takohet me Florentino Perezin dhe Roberto Carlosin para Superkupës së Evropës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qëndron në Helsinki, kryeqytetin finlandez atje ku sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet finalja e Superkupës së Evropës mes Real Madridit dhe Eintracht Frankfurtit.

I pari i shtëpisë së futbollit në Kosovë pak para takimit është takuar me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez dhe dy legjendat e klubit madrilen, Roberto Carlos dhe Emilio Butragueno.

Pamjet i ka ndarë vetë kreu i FFK-së nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.

“Në prag të ndeshjes së Superkupës së Evropës, Real Madrid – Eintracht Frankfurt, në taborin e klubit madrilen, me presidentin Florentino Perez dhe dy legjendat e këtij klubi Emilio Butragueńo dhe Roberto Carlos”, ka shkruar Ademi në rrjetin social.

Ademi po qëndron në Helsinki me ftesën e presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin.

Barcelona në telashe serioze, dy afrimet e merkatos nuk regjistrohen dot

Benzema lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve