Agim Ademi po e përcjell nga afër Kupën e Diasporës në Gjermani, e sheh si shumë të rëndësishme mbështetjen e komunitetit të futbollit atje

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi në këtë fundjavë është duke qëndruar në Offenbach, ku po mbahen garat për Kupën e Diasporës në Gjermani, me pjesëmarrjen e 10 klubeve shqiptare.

Fituesi i kësaj gare si dhe fituesi i Kupës së Diasporës në Zvicër do të luajnë në vjeshtë me fituesin e Kupës së Kosovës për Superkupën Kosovë-Diasporë.

Ademi thekson se zhvillimi i futbollit në Diasporë është pjesë e rëndësishme në programin e tij.

Postimi i plotë nga Agim Ademi: 

Në programin tim pjesë e rëndësishme është edhe zhvillimi i futbollit në Diasporë dhe mbështetja e komunitetit të futbollit atje.

Këtë fundjavë po qëndroj në Offenbach ku po mbahen garat për Kupën e Diasporës në Gjermani, me pjesëmarrjen e 10 klubeve shqiptare.

Fituesi i kësaj gare si dhe fituesi i Kupës së Diasporës në Zvicër do të luajnë në vjeshtë me fituesin e Kupës së Kosovës për Superkupën Kosovë-Diasporë.

Bashkëatdhetarët tanë kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë në vazhdimësi, prandaj e kemi obligim që t’i mbështesim dhe t’u japim hapësirën e nevojshme për t’i promovuar vlerat e tyre edhe në futboll.
A.A.

#BashkëPërFutbollin

/Gazeta Olle/

Serbia refuzon të luajë ndaj Kosovës, “Dardanët” fitojnë me rezultat zyrtar

Futbollisti shqiptar bëhet viral, goditja e dënimit ishte shumë e keqe (VIDEO)