Agim Ademi përgëzon Dritën për fitore, uron për vazhdimësi

Presidenti i FFK’së, Agim Ademi, ka uruar klubin e Dritës pas fitores së sotme në Ligën e Kampionëve.

Numri një i futbollit kosovar, përmes një letre, ka përgëzuar klubin gjilanas, me urimin që të vazhdojnë me këtë formë edhe në ndeshjen e radhës, shkruan Gazeta Olle.

Letra e plotë:

“Përgëzime Dritës për fitoren e arritur sonte në ndeshjen gjysmëfinale të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Përgëzoj futbollistët për lojën e shfaqur dhe suksesin e arritur. Uroj që kampioni ynë të ketë rrugëtim sa më të gjatë në këtë edicion të Champions-it. Po ashtu, uroj që edhe dy skuadrat tjera që do të na përfaqësojnë në garat evropiane të arrijnë rezultate sa më të mira, në mënyrë që t’i hapin rrugë edhe ekipit të katërt për pjesëmarrje në Evropë.

Me respekt,
Agim Ademi”. /Gazeta Olle/

Foto: Hilmi Veliu, Gazeta Olle