Agim Ademi në mbështetje të lojtarëve të dalë nga Superliga e Kosovës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka shfrytëzuar profilin privat në rrjetet sociale për të shkruar rreth përballjes së sotme të Kosovës në udhëtim te Rumania.

Kosova është mysafire e Rumanisë në ndeshjen e vlefshme për Grupi I, në kuadër të kualifikuese për Euro 2024.

Dardanët dhe përzgjedhësi Primoz Gliha kanë kryer të gjitha përgatitjet dhe janë gati për një ndeshjen e madhe me fillim nga ora 20:45.

Për këtë ndeshje optimist është edhe i pari i FFK-së, Agim Ademi, i cili ka publikuar një fotografi me lojtarët e dalë nga Superliga e Kosovës.

Ademi ka thënë se ky brez i ri është gati për të shkëlqyer dhe dëshira dhe motivi i tyre për sukses janë shpresë për një rezultat pozitiv në Bukuresht.

Postimi pa ndërhyrje i Agim Ademit

Ky brez i ri i futbollistëve është gati për të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare!

Dëshira e tyre e palëkundur për sukses dhe motivi i tyre plot pasion janë burimi i shpresave tona për një rezultat pozitiv sot në Bukuresht!

Le t’i mbështesim me zemër dhe krenari, sepse ata janë e ardhmja e Kombëtares së Kosovës!

Pjesë e futbollit rumun – Azdren Llullaku tregon pikat e forta të Kosovës

Nuk ka interesim të lartë nga tifozët rumun për ndeshjen Rumani – Kosovë