Agim Ademi ka shkruar një telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-anëtarin e FFK-së, Skender Selmani.
E nderuara Familje Selmani,
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe njërit prej kontribuuesve të parë të mëvetësimit të futbollit kosovar, Skënder Selmani, andaj më lejoni që në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Skënderi gjatë tërë jetës së tij ishte afër futbollit, teksa në vitet e 90-ta së bashku me shumë veprimtarë e dha kontributin e tij të çmuar për mëvetësimin e futbollit të Kosovës.
Ai ishte pjesë e kryesisë së parë të FFK-së, që në atë kohë u drejtua nga Agim Bytyqi, derisa e dha kontributin e tij edhe si nënkryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve.
Skënderi ishte punëtor i madh sportiv dhe entuziast për të dhënë kontributin e tij për zhvillimin e futbollit. Ai do të kujtohet gjithmonë nga komuniteti i futbollit për kontributin e tij në mëvetësimin e futbollit dhe organizimin e garave në vitet e vështira të okupimit.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së