Agim Ademi lirohet nga arresti shtëpiak një javë para kohe

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është liruar nga masa e arrestit shtëpiak.

Siç mëson RTV Dukagjini nga burime brenda institucionit më të lartë të futbollit në Kosovë, kreu i FFK-së për momentin ndodhet në selinë e Federatës së Futbollit.

Agim Ademi ishte arrestuar më 22 mars nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Dyshimet për zhvatje brenda FFK-së: “Interesa personale mbi interesat e futbollit të Kosovës”

U transferua me shumë bujë, Llapi ia shkëput kontratën mbrojtësit