Agim Ademi bashkëbisedon me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino

Presidenti Agim Ademi gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po ndjek nga afër ndeshjet e Kupës së Botës për klube, ka bashkëbiseduar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e futbollit kosovar dhe projektet e realizuara nga FFK.

Presidenti Ademi e falënderoi kreun e FIFA-s për mbështetjen e vazhdueshme dhe simpatinë që ka treguar ndaj futbollit kosovar.

Ata së bashku ndoqën ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube ndërmjet Palmeirasit dhe Al Ahly.

Në fakt, Infantino që nga koha kur Kosova u pranua në FIFA ka pasur një relacion shumë të mirë dhe të afërt me FFK-në dhe me presidentin Ademi, gjë të cilën e dëshmon edhe përkrahja e tij e vazhdueshme dhe respekti ndaj tij, pasi nuk ka asnjë ngjarje apo event të cilin e organizon FIFA, e në të cilin nuk ftohet kreu i FFK-së nga presidenti Infantino.

Valmir Sylejmani e nisi me gol te Ingolstadti – refuzoi 10 klube në janar: E di sa vlej, më duhet vetëm besimi për të shënuar vazhdimisht

Ekskluzive: Orari i Superligës së Kosovës për shtatë javët e para të edicionit pranveror