Agim Ademi: 2019 është viti më i suksesshëm i futbollit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka foluar para ceremonisë Laureatët 2019, e cila po mbahet në Hotel Emerald në Prishtinë.

Ai e ka quajtur 2019-tën vitin më të suksesshëm për futbollin kosovar, me theks të veçantë rezultatet e Kombëtares A.

“Është viti më i suksesshëm për kohën e futbollit. Organizimet në federatë, Ligat tona, Superliga, Liga e Parë, të Dytat, Shokllat e futbollit kanë pasur rezultate. Jam shumë krenar që i prijë gjithë kësaj ekipe, këtij Komiteti Ekzekutiv dhe kësaj kombëtare jashtëzakonisht të suksesshme”, ka thënë Ademi, raporton Gazeta Olle.

I pari i futbollit kosovar foli edhe për vitin 2020.

“Pritshmëritë janë të gjitha të fokusuara në kualifikimet e evropianit përmes Ligës së Kombeve. Shpresoj dhe besoj shumë në punën e shtabit teknik dhe në angazhimin e lojtarëve. Besoj se do të kualifikohemi në evropian. Edhe zvogëlimi i Superligës (nga 12 në 10 skuadra) do të ketë organizimin edhe më të mirë. Ju uroj shumë më shumë suksese”, shtoi Ademi.