Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshje ndaj Suedisë e cila zhvillohet me 12 janar 2020.
Në këtë listë janë të ftuar edhe një numër i madh i futbollistëve nga Superliga e Kosovës, shkruan Gazeta Olle.
Por për listën e të ftuarve ka mbetur i befasuar futbollisti i Ferizajt, Dren Gashi.
Ai ka bërë një postim të çuditshëm në llogarinë e tij në Facebook.
“A jeni si jeni si kaloni”, ka shkruar futbollisti prishtinas.
Kurse, për gazetën vet futbollisti ka thënë se ndjehet i çuditshëm me futbollistët e ftuar.
“Ndjehem i çuditshëm me shumë emra në listën e përfaqësueses”, tha Gashi.
“Ka super lojtarë që nuk janë ftuar, madje shpejtësia e tyne është e jashtëzakonshme. Nuk dua të përmendi emra por të gjithë e dijmë që ka shumë futbollistë që bartin barrën kryesore në skuadrat e tyre dhe nuk janë ftuar, por shpresojë që secili do ta ketë nderin të përfaqësojë Kosovën ose Shqipërisë”, përfundoi Gashi.
Kjo është lista e plotë e të ftuarve nga Challandesi për miqësoren me Suedinë./Gazeta Olle