Futbollisti nga Kosova i siguron një pikë Flamurtarit, nuk ndalet Nwabueze

Futbollisti nga Kosova, Kreshnik Nebihu i ka siguruar një pikë skuadrës së tij Flamurtarit të Vlorës.

Në takimin e sotëm ndaj Bylisit, Nebihu barazoi shifrat në 2-2, pak minuta para fundit të ndeshjes, përcjellë Gazeta Olle.

Kurse, në takimin tjetër, Laçi fitoi me rezultatin e lartë 4:0 ndaj Luftëtarit të Gjirokastrës.

Edhe në këtë ndeshje, protagonistë me një gol ishte ish sulmuesi i Dritës, Kyrian Nwabueze i cili shënoi një gol.

Më poshtë goli nga Nebihu: