Afrim Tovërlani……të tjerët

Rekordi absolute me Prishtinën ka trajneri më i suksesshëm kosovar i pasluftës, Afrim Tovërlani. ‘Toki’ i cili tashmë e drejton Trepçën ’89 në edicionin në edicionin 2008-09 ka regjistruar 20-ndeshje pa humbje.

Asnjë trajnerë me Prishtinën nuk e ka këtë rekord e vështirë se do t’ia arrijë. “Nuk jam i ngarkuar me rezultate, por atë çka e kam arritur nuk dua që të ma humb e as shtrembërojë askush”, ka thënë për Gazetaolle.com, Afrim Tovërlani.

E, në edicionin 2007-08, Tovërlani po me Prishtinën i ka 17- ndeshje ka humbje. Ndryshe, Fadil Muriqi i ka 16-ndeshje pa humbje, në edicionin 2005-06 ndërkohë që Ajet Shosholli, në 1999-2000 i ka regjistruar 14-ndeshje pa disfata.

Trajneri aktual i Prishtinës, Bylbyl Sokoli duhet të ‘lodhet’ shumë që të arrijë shifrat e Tovërlanit. Ai në 11-ndeshje nuk ka pësuar humbje me ekipin ‘bardhekltër’.