Afrim Tovërlani apo Gani Sejdiu, ja kush u tregua më i suksesshëm në 6 ndeshjet e para

Afrim Tovërlani, ka arritur të marr 13 pikë në 6 ndeshjet e para si kryetrajner i Feronikelit.

Katër fitore, një barazim dhe një humbje, janë rezultatet e “Tokit”.

Por, interesante është se edhe Gani Sejdiu, kur e kishte marr drejtimin e “Niklit” në fillim të sezonin 2014/2015, , në 6 ndeshjet e para, kishte rezultatet të njëjta, duke rrëmbyer 13 pikë në 18 të mundshmet.

Feronikeli i Tovërlanit ka shënuar 8 gola në 6 ndeshje, sa kishte shënuar edhe “Nikli” i Gani Sejdiut.

Por, dallimi është te golat e pësuara, pasi Flamur Neziri ka pranuar vetëm 2 gola në në 6 takime, ndërkaq në atë kohë, Nikli kishte pranuar 7 gola, shkruan Infikusi.com.

Si do që të jetë, Afrim Tovërlani e ka një skuadër shumë më të mirë dhe cilësore se sa që ishte në fillimi kur e kishte marr drejtimin Gani Sejdiu, ani pse fitojë gjithçka me skuadrën nga Drenasi dhe mbetet të shihet se a do të arrijë që ta mbroj titullin e kampionit, trajneri i ri, Afrim Tovërlani.

6 ndeshjet e para të Afrim Tovërlanit

Istogu – Feronikeli 0:0

Feronikeli – Llapi 1:0

Besa – Feronikeli 2:1

Feronikeli – Vushtrria 1:0

Trepca ’89 – Feronikeli 1:3

Feronikeli – Liria 2:0

6 ndeshjet e para të Gani Sejdiu

Feronikeli – Hajvalia 2:5

Istogu – Feronikeli 0:1

Feronikeli – Besa 2:1

Prishtina – Feronikeli 0:1

Feronikeli – Trepça ’89 2:1

Feronikeli – Vushtrria 0:0