Burkina Faso dhe Gabon dy Kombëtaret e para që u takuan në fazën e eleminimit direkt në AFCON 2022.
Ndeshja e parë me eleminim direkt ishte tejet interesante me shumë episode që e karakterizuan këtë takim.
Burkina Faso ndeshjen e filluan më mirë ku pas 28-të minutave kaluan në epërsi, pas golit të shënuar nga Traore, tre minuta para se të mbyllej pjesa e parë Gabon barazojë shifrat, por pas rishikimit nga VAR, goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Pjesa e dytë ishte shumë e tensionuar ku në minutën e 67-të Gabon mbeti me 10-të lojtar, Obissa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Në minutën e 91-të, Gabon arriti të barazonte shifrat në 1-1 pas autogolit të Guira.
Ndeshja u përcaktua vetëm me penallti, ku Burkina Faso ishte më e saktë duke shënuar shtatë penallti, Gabon arriti të shënonte vetëm gjashtë duke ndërprerë rrugëtimin për në fazën tjetër eleminuese.