Afat i pasur kalimtar në hendboll: Mushkolaj te Deçani, Mustafa te Prishtina

Ka përfunduar afati kalimtar i janarit për hendbollistë dhe hendbolliste. Ndonëse në mes të kampionatit, afati ishte i pasur me shumë lëvizje të bëra nga skuadrat.

Mjedis kanë ndërruar edhe disa prej reprezentuesve të Kosovës.

Kështu Arbios Mushkolaj në pjesën e dytë të kampionatit pritet të luaj për Deçanin. Ai ka bërë kërkesë për huazim nga Besa Famgas. Te Deçani ka kaluar edhe portieri Flakrim Beqiraj, që për shumë vjet ishte pjesë e Prishtinës.

Një tjetër reprezentues, Festim Mustafa, ka bërë kërkesë për të kaluar nga Kastrioti te Prishtina. Prishtina ishte shumë aktive duke transferuar edhe Petrit Prekazin (Rahoveci), Arbër Sylejmanin (Kastrioti) dhe Menot Pozhegun (Vëllaznimi).

Trepça ka kthyer nga Prishtina portierin Behar Terziqi, ndërsa ka angazhuar edhe Muhamed Dubovcin e Drenicës.

Gjithsej ishin 19 kërkesa për kalim nga klubi në klub. Për regjistrim të dyfishtë është vetëm një kërkesë.

Të gjithë lojtarët që kanë aplikuar për kalim në klube të reja duhet ta kenë dokumentacionin e kompletuar, sipas rregullores për regjistrimin e klubeve dhe lojtarëve, statusin dhe transferimin e tyre.

Kërkesat për ndërrim nga klubi ne klub janë:

nr Emri Mbiemri nga Klubi ne Klubin  
1 Behar Terziqi KH Prishtina KH Trepça
2 Muhamet Dubovci KH Drenica KH Trepça
3 Flakrim Beqiraj KH Prishtina KH Deqani
4 Arbios Mushkolaj KH Besa Famgas KH Deqani Huazim
5 Petrit Prekazi KH Rahoveci KH Prishtina
6 Arber Sylejmani KH Kastrioti KH Prishtina
7 Festim Mustafa KH Kastrioti KH Prishtina
8 Menot Pozhegu KH Vellaznimi KH Prishtina
9 Ylber Mjeku KH Prishtina KH Ulpiana
10 Vedat Llapashtica KH Prishtina KH Ulpiana
11 Rifat Visoka KH Llapi KH Rahoveci
12 Elion Vokshi KH Besa Famgas KH Rahoveci Huazim
13 Rilind Emin KH Samadrexha KH Vushtrria
nr Emri Mbiemri nga Klubi ne Klubin  
1 Marisa Berisha KHF Vellaznimi KHF Shqiponja
2 Tringa Gola KHF Vellaznimi KHF Shqiponja
3 Alba Bardhi KHF Vellaznimi KHF Shqiponja
4 Adea Curri KHF Vellaznimi KHF Shqiponja
5 Diola Maloku KHF Vellaznimi KHF Shqiponja
6 Kaltrina Klinaku KHF KEK KHF Ulpiana

Hendbollistët dhe hendbollistët të cilët kanë aplikuar rexhistrim te dyfishtë:

Nr. Emri Mbiemri Nga klubi Ne Klubin
1 Ereza Tafilaj KHF Istogu KHF Dukagjini

Zyrtare: Ismet Lushtaku i Kosovës U21 bashkohet me Varbergs BoIS

Nis stinori pranveror në Ligën Unike, këto janë duelet interesante