AEK-u reagon për banerin e shfaqur në Ligën e Evropës “Kosova është Shqipëri”

Klubi grek i futbollit, AEK, ka reaguar për banerin “Kosova është Shqipëri”, të shfaqur të enjten gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës me Ajaxin.

AEK-u i Athinës ka dënuar shfaqjen e këtij mesazhi dhe ka paralajmëruar largimin e përjetshëm nga stadiumi të përgjegjësve, pasi baneri bëri bujë të jashtëzakonshme.

Tifozët grekë njihen për qëndrime anti-Kosovë, por kishte një ndryshim qasjeje nga tifozët e AEK-ut të enjten mbrëma, por klubi i famshëm grek është distancuar të premten nga ai veprim.

“AEK-u nuk ka nevojë që të dëshmojë asgjë më fjalë pasi e ka bërë me vepra, në mënyrë të padiskutueshme dhe me nisma që asnjë grup tjetër nuk mori kundër luftës”, ka shkruar klubi athinas.

AEK-u e vlerësoi trishtuese dhe idninjuese shfaqjen e banerit, ndërsa ka thënë se nuk do të qëndrojë pa reaguar. Ka shkruar se ka nisur veprime për të gjetur përgjegjësit për “imazhin që me të drejtë trazoi masën e tifozëve tanë, që po ashtu e kanë kundërshtuar ashpër”.

/Gazeta OLLE/

Zyrtare: Portieri Oytun Ozdogan nënshkruan me Malishevën

Trepça ’89 ankohet për referim pas humbjes me Trepçën