Futbollistët e Skënderbeut nga Korça bojkotuan seancën stërvitore të ditës së sotme në shenjë revolte për rrogat e pa marra.
Bardhekuqtë shkuan në ambientet e stadiumit me shpresën se do të merrnin rrogat, por kjo gjë nuk ndodhi, teksa vendosët që të merrnin sërish çantat dhe të largoheshin duke bojkotuar stërvitjen. Kjo është e çuditshme.
Futbollistët ia komunikuan vendimin trajnerit Daja, i cili u mundua t’i qetësojë, për ata kanë qenë të vendosur duke mos dalë në fushë, raporton panoramasport.
Skënderbeu po luan edicionin e parë pas vendimit nga CAS që e lë jashtë garave eropiane për dhjetë vitet e ardhshme.
Këtë vit, ‘Ujqërit’ priten deri në fund të luftojnë për mbijetesë.