E konfirmuar për Gazeta Olle: Kampioni ndahet me Vushtrrinë, nuk isha në planet e tyre

Nga Vushtrria nuk ndalen largimet e futbollistëve.

Tashmë i fundit që ka konfirmuar largimin për Gazeta Olle, është gardiani, Petrit Tahiri.

Ky i fundit, zbuloi edhe arsyet e largimit nga Vushtrria për gazetën.

“Nuk jam futbollist i Vushtrrisë më pasi nuk bëjë pjesë në planet e tyre.

Kjo ka bërë që me marrëveshje të dyanshme të shkëputim kontratën dhe po pres vetëm kryerjen e obligimeve ndaj meje nga ana e klubit.

Ndryshe, nga janari do të jem futbollist i lirë, andaj dua t’i falënderoj bashkëlojtarët e deri tanishëm dhe tifozërin Forcat për mbështetjen e tyre”, tha Tahiri.

Tutje, gardiani tha se falënderon qytetin dhe klubin e Vushtrrisë për besimin në këtë edicion, duke iu dëshiruar edhe suksese në vazhdim të kampionatit.

Tahiri, më parë ka qenë pjesë e skuadrave si Hajvalia, Trepça e Vllaznia, ndërsa numëron edhe një titull kampion pikërisht me skuadrën e Vushtrrisë./Gazeta Olle

ushtrria