Adriano me prostituta

Në pritje të ofertave për t’u rikthyer të luajë me ndonjë skuadër, Adriano nuk e ka harruar zakonin e vjetër, duke tërhequr edhe një herë tjetër pas vetes vëmendjen e revistave rozë. Sipas shtypit brazilian, të premten e kaluar ish-sulmuesi i Interit kishte rezervuar një hotel në zonën jugore të Rio de Zhanieros, ku organizoi një festë “hot”.

“Perandori” është shoqëruar nga 18-t prostituta, të cilat kanë festuar me të deri në orën e para të mëngjesit.