Adnan Januzaj i shënon gol Atletico Madridit

Real Sociedadi ka kaluar në epërsi ndaj Atletico Madridit në duelin që po luhet në kuadër 1/8 së finales së Kupës së Mbretit.

Vendasit e filluan mjaft furishëm takimin, duke e vënë nën presion skuadrës mysafire.

Ishte minuta e 33-të e takimit, kur Joseba Zaluda asistoi te Adnan Januzaj që shënoi një gol të bukur me kokë.

 

Anësori shqiptar ka shënuar deri më tani dy gola në La Liga, derisa ky është i pari në Kupën e Mbretit.

Enis Bardhi në “radarin” e Real Sociedadit

Tottenham me përmbysje të ‘çmendur’ mposht Leicester Cityn