Adnan Januzaj ka rënë në radarin e klubit të njohur italian, Napoli.
Lajmin e ka konfirmuar, Dirk De Vriesse, agjenti i futbollistit shqiptar të Real Sociedad.
“Januzaj ka fituar shumë eksperiencë duke luajtur tek Borussia Dortmund, Manchester United dhe Real Sociedad, tashmë është i gatshëm të provojë dhe diçka tjetër. Po është e vërtetë që nga Napoli ka një interesim për belgun. Ne do të shohim mundësitë që do të na vijnë në janar , të shohim se kush do të interesohet konkretisht për të e më pas do të vendosim”, u shpreh Dirk De Vriesse.
Januzaj është te Sociedad që nga viti 2017, ku deri më tani ka bërë 133 paraqitje, ka shënuar 19 gola.
Para se të përfundojë në Siedad, Januzaj ka luajtur tri sezone te Manchester United, ku ka bërë 63 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola, derisa më pas ka shijuar edhe Bundesligan me Borussia Dortmundin.