Administratori i klubit qorton Currin

Ngjarja e ndodhur në Vlorë në mesjavë ku një tifoz humbi jetën, ka shtyrë administratorin e Flamurtarit, Sinan Idrizin, që t’i kërkojë drejtuesve të forcave të rendit që të ishin të paktë në stadium në ndeshjen ndaj Partizanit.

Diçka e tillë raportohet nga “Panorama Sport”, që më tej shkruan se në stadium një pjesë e mirë të punonjësve të policisë ishin si civilë në ndeshjen e së dielës.

Ndërkohë, pas përfundimit të ndeshjes, Idrizi ka patur një takim me trajnerin Ramadani, të cilin e ka përgëzuar për rezultatin e arritur ndaj të kuqve, ndësa ka patur kritika për mbrojtësin Debatik Curri i cili u ndëshkua me karton të kuq në stol për protesta.