Adil Rami te Sevilla

Adil Rami është transferuar në mënyrë zyrtare nga Milani te Sevilla.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet skuadra spanjolle me anë të një komunikate zyrtare.

Rami, i cili e filloi karrierën e tij te Lille, ka bërë 44 paraqitje me skuadrën e Milanit duke shënuar katër gola.