Adil Maliqi premton se do të bëj ndryshime në filozofinë e lojës së Kosovës U19 (VIDEO)

Kombëtarja e Kosovës U19, të mërkuren, ka mbajtur stërvitjen e dytë nën drejtimin e përzgjedhësit të ri të kësaj grupmoshe, Adil Maliqi

E filozofinë e lojës së tij e patën të vështirë ta zbatojnë si duhet në stërvitje futbollistët. Prandaj, Adil Maliqi po punon itensivisht me futbollistët e gjeneratës U19, me qëllim që ata ta përceptojnë idenë e lojës sa më shpejt.

Përkushtimi i madh i Maliqit në stërvitje flet vet se çfarë ndjenje është të emërohesh selektor i Kosovës.

“Është një gëzim i jashtëzakonshëm. Stërvitjet janë të shenjta për mua, e dua këtë zeje, prandaj me shumë punë dhe përkushtim sot jam këtu”, tha Maliqi për Minuta e Fundit.

37 vjeçari e shpalosi planin që ka me U19-shat e Kosovës.

Se ka sjellur frymë të re në skuadër e tha edhe kapiteni i Kosovës U19, Igball Jashari, nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Është një trajner shumë i mirë, ka sjellur në ekip ide të reja dhe besoj se me të dhe bashkëlojtarët do të korrim shumë suksese”, u shpreh Jashari.

Testi i parë i Adil Maliqit si selektor i Kosovës U19 do të jetë në muajin qershor në ndeshje miqësore me Shqipërinë.

Ndryshe, Maliqi për herë të fundit ishte trajner i ekipit zviceran Winterthuri U17.

City e shkel Real Madridin dhe shkon në finale të Ligës së Kampionëve

Trepça apo Peja, sot vendoset kampioni i ri në Superligën e Basketbollit