Adil Maliqi flet pas fitores ndaj Austrisë

Kosova ka arritur të fitoj ndeshjen e parë në ‘Elite Round’ ndaj Austrisë.

Ekipi i drejtuar nga Adil Maliqi ka fituar me rezultatin minimal, shkruan Gazeta OLLE.

Autogoli i Schöller me fillimin e pjesës së dytë, vendosi fatin e këtij takimi, duke i siguruar dardanëve tre pikë.

Deklarata e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës U19, Adil Maliqi, pas fitores kundër Austrisë:

Jam shumë i lumtur për fitoren unë stafi dhe të gjithë futbollistët. E kemi merituar këtë fitore sepse kemi luajtur me pasion dhe me zemër. Nuk isha shumë i kënaqur me performancën por kjo vjen si pasojë e vetëm një stërvitjeje të zhvilluar” tha fillimisht Adili

Kosova pas kësaj fitore do takohet me Spanjën, ndeshje mjaftë e rëndësishme, ku në rast se arrijnë rezultat pozitiv, do jetë një hap gjigand drejt kualifikimit për në Euro.

Pres që kundër Spanjës performanca do të jetë shumë më e mirë se ajo ndaj Austrisë. E rëndësishme është se ne i arkëtuam tre pikë. Mendoj se e merituam fitoren pavarësisht se Austria krijoi më shumë raste se sa ne. Ne dhamë gjithçka dhe e arritëm qëllimin”. përfundoi Maliqi

 

PGL CS2 Major: Konfirmohen skuadrat e kualifikuara në ‘Legend Stage’

Kapiteni i Fushë Kosovës, Nasuf Berisha beson që do t’ia dalin të qëndrojnë në elitën e futbollit kosovar