Adidas dhe Rebook ‘sponsorizojnë’ Lirinë

Kompania “Hapi”, që është përfaqësues i firmave të njohura “Adidas” dhe “Reebok”, që nga sot është sponsori i ri i klubit të Lirisë, transmeton Gazeta Olle.

Me afrimin e donatorëve të ri, kryetari i klubit, Mirsad Çollaku, është shprehur shumë i lumtur.

“Kjo që çdo ditë po na paraqiten të interesuar për të ndihmuar klubin na bënë mu ndje krenar. Ne, vetëm bashkërisht  mund të ecim drejt suksesit. Krahas Komunës që do të jetë donatori kryesor, që nga marrja e përgjegjësive Bordi i ri ka lidhur një sërë kontratash me sponsor, firma të ndryshme që përmes reklamës do të ndihmojnë klubin”, ka thënë kryetari i klubit, Mirsad Çollaku.

Afrimin e Kompanisë “Hapi” (që drejtohet nga Besim dhe Gëzim Shemsedini) e ka konfirmuar anëtari i bordit, Afrim Kala, i cili ka premtuar shumë nga sektori i marketingut. /Gazeta Olle