Adhurues të futsallit, sot ju pret kjo super-ndeshje

Sot zhvillohet finalja e Turneut Tradicional “Adem Jashari”, që zhvillohet ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë.

Trajneri i Kosovës, Adnan Hyseni, ka bërë thirrje për “GazetaOlle.com” që sa më shumë tifozë të jenë të pranishëm, të përkrahin Kosovën dhe të shohin spektakël.

Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Sportit në Prishtinë, me fillim prej orës 17:00.