Adenis Shala arrin marrëveshje me Shkëndijën e Tetovës

Adenis Shala është larguar nga futbolli kosovar dhe do të aktivizohet në Maqedoninë e Veriut.

Futbollisti kembeshpejte i cili ka luajtur për shumë skuadra në Kosovë dhe jo vetëm, ka arritur marrëveshje me kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndijën e Tetovës, ka raportuar Dueli Sportiv.

Shala se fundmi ishte pjese e Trepçës ‘89, skuadër me të cilën lojtari 22-vjeçar pati paraqitje të kënaqshme.

Në të kaluarën Adenis Shala, ishte pjesë edhe e ekipit të grumposhave të gjigantit turk, Fenerbahçe.

Ndërsa në Kosovë, me parë ka luajtur edhe për Vëllaznimin, Feronikelin, Ferizajin e Gjilanin.

Inaugurohet sistemi VAR, Ademi: Ky është projekti më i madh i FFK-së

Ish trajneri i Feornikelit, Vukicevic, nënshkruan me klubin shqiptar